Mos harro me shkarku aplikacionin dhe me na prit në njërin nga dyqanet Viva Fresh XL! 😍 @Alba@Arjanofficial #vivafreshxl #kosova #viral #fyp #foryourpage
Bakllava e Bajramit Përbërësit • 3 vezë 🥚 • 1 gotë çaji (110ml) qumësht • 1 gotë çaji (110ml) kos • 1 gotë çaji (110ml) vaj • 800gr miell • 10gr pluhur për pjekje • 400gr gjalpë të shkrirë 🧈 • 1 kg sheqer • 800ml ujë • Arra të bluara Përgatitja 1. Përgatitja e brumit • Marrim një enë dhe shtojmë vezët, qumështin, kosin, vajin, miellin dhe pluhurin për pjekje. • I përziejmë të gjitha bashkë derisa të formohet një brumë i butë. • E lëmë të pushojë për 30 minuta. • Ndani brumin në 40 kuleq të vegjël. • Renditini në tepsi dhe mbulojini, duke i lënë të pushojnë për 10 minuta. • Merrni nga 3 kuleq, i rrotulloni në nisheste dhe i hapni në madhësi të një pjate. • Vendosini petët njëra mbi tjetrën dhe hapini së bashku për të krijuar një petë të madhe. 2. Mbushja dhe formimi i bakllavasë • Shtroni arrat e bluara mbi njërën anë të petës. • Mbështilleni me ndihmën e tohulluses dhe rrudhoseni në të dyja anët. • Vendoseni në tepsi dhe përsëritni procesin me petët e tjera. 3. Pjekja • Prisni bakllavanë sipas dëshirës dhe sipër hidhni gjalpin e shkrirë. • Piqeni në furrë të ngrohur në 180°C për 1 orë e 30 minuta. 4. Përgatitja e sherbetit • Në një tenxhere, zieni sheqerin dhe ujin për 10 minuta. • Kur bakllavaja të jetë vakët, shtoni sherbetin e vakët sipër. Ju bëftë mirë! 😊 @Balis Kitchen official #vivafreshstore #viral #kosova #fyp #foryourpage #Receta
Alba dhe Arjani i bënë blerjet për piknik. Ejani edhe ju dhe shijoni ditët e nxehta në natyrë🧺🤍 @Alba Vukaj @Arjanofficial #vivafreshstore #kosova #viral #fyp #foryourpage #zbritje #piknik
Trileçe Përbërësit: • 8 vezë (të jenë në temperaturën e dhomës) • 10 lugë gjelle sheqer • 14 lugë gjelle miell • 1 pako pluhur për pjekje • 1L qumësht • 500ml krem për kuzhinë (hoplla) • 400gr karamel i gatshëm Përgatitja: 1. Merrni 8 vezët dhe vendosini në një enë të thellë. Shtoni 10 lugë gjelle sheqer dhe përzieni me mikser në shpejtësi maksimale për 10 minuta. 2. Shtoni 14 lugë gjelle miell dhe 1 pako pluhur për pjekje. Përziejeni me lugë derisa të formohet një brum i shkrifët. 3. Përgatitni një tepsi me përmasa 27x40cm dhe shtroni letër për pjekje. Vendosni brumin në tepsi dhe piqeni në furrë të ngrohur në 180°C për 35 minuta. 4. Pas pjekjes, largoni brumin nga tepsia, hiqni letrën për pjekje dhe ktheni brumin në tepsi nga ana e kundërt. 5. Në një enë më të madhe, shtoni 1L qumësht dhe 500ml hoplla. Përzieni mirë derisa të bëhet një masë e njëtrajtshme. 6. Shtoni qumështin e ftohtë mbi brumin e nxehtë. 7. Sipër, hidhni 400gr karamel të gatshëm dhe lëreni trileçen të ftohet për të paktën 4 orë para se ta shërbeni. Ju bëftë mirë! 😊 @Balis Kitchen official #vivafreshstore #viral #kosova #fyp #foryourpage #fiterbajrami #eidmubarak #Receta
Qofte me Salcë Kërpudhash 🍽️ Përbërësit Për qoftet: • 800gr mish i bluar • 1 qepë 🧅 • 1 vezë 🥚 • 5 lugë gjelle thërrime buke • 1 lugë çaji piper i kuq 🌶️ • 1 lugë çaji kripë 🧂 • Piper i zi • Hudhër pluhur 🧄 • Kopër e thatë Për salcën: • 300gr kërpudha • 1 lugë gjelle gjalpë 🧈 • 1 lugë gjelle miell • 350ml ujë • 350ml krem pana • 1 lugë gjelle mustardë • Kripë 🧂 Përgatitja 1. Përgatitja e qofteve: • Në një enë, përzieni mishin e bluar, qepën, vezën, thërrimet e bukës, piperin e kuq, kripën, piperin e zi, hudhrën pluhur dhe koprën e thatë. • Përzijeni mire brumin me duar derisa përbërësit të bashkohen plotësisht. • Formoni qoftet në formën e dëshiruar. • Në një tigan me pak vaj, skuqini qoftet nga të dyja anët derisa të marrin një ngjyrë të artë. • Hiqini nga tigani dhe lërini mënjanë. 2. Përgatitja e salcës: • Në të njëjtin tigan, shtoni gjalpin dhe kërpudhat. Fërgojini për disa minuta derisa të zbuten. • Shtoni miellin dhe përziejeni vazhdimisht për 2 minuta. • Shtoni ujin, kremin pana dhe mustardën. Përziejini mirë që të mos krijohen kokrriza. • Rriktheni qoftet në tigan dhe lërini të ziejnë për rreth 10 minuta, derisa salca të trashet. Shërbejini të ngrohta me oriz, pure patatesh ose bukë të freskët. 😊 Ju bëftë mirë! 😍 @Balis Kitchen official #vivafreshstore #viral #kosova #fyp #foryourpage #Receta
Mitrovicë📍 Mos harroni ta shkarkoni aplikacionin dhe të na ndiqni në faqet tona zyrtare! 🥰 @laurentkrasnicii #vivafreshxl#kosova#virale#fypforyoupage#mitrovica#laurentkrasniqi
Mbusheni shportën me artikujt tuaj të preferuar këtë të mërkurë me SUPER ZBRITJE – veç ka 0.88 cent! 🛒🔥 #vivafreshstore #viral #kosova #fyp #foryourpage
Mos harroni me shkarku aplikacionin dhe me na ndjek në faqet tona zyrtare.😍 @Laurent Krasniqi #vivafreshxl #kosova #viral #fyp #foryourpage #laurentkrasniqi