Ishte vjeshte, sapo kishim hyre ne Tetor nuk e mbaj mend mire daten por mendoj me 2 ose 3 Tetor. Ishte nje dite e zakonshme per nje femije 5- vjecar. Isha mbeshtetur ne rrjeten e vjeter qe ishte mbeshtetur buze murit te shtepise dhe kerkoja per ndonje sinjal te shoqeve te mia per te dale ne park per te luajtur. Asgje, qetesi, vetem era perkedhelte floket e mi te shkurter. Nuk po ia shqisja syte rruges dhe ashtu papritur me zune syte nje burre esmer me floke te bardha. Ishte ndalur dhe shikonte me admirim shtepine time te vjeter she aspak estetike. Sa me shume kohe qe kalonte aq me shume rritej kureshtja brenda meje. E veshtroja me kujdes dhe po, e kam pare diku. Me ngjasonte me nje burre me floke te zeza qe kisha pare ne foto. Po po ishte ai, u befasova dhe nuk po me zinte vendi, e ne te njejten kohe isha e shtangur. Ndoshta sepse nuk e kisha provuar ndonjehere ate ndjenje, ndoshta sepse kurre nuk pata kuptuar se si ndihej nje femije tek shikonte nga afer babane. Po, me ngjante shume si ai, doja me gjithe zemer te ishte ai. Ktheu koken nga une dhe syte iu mbushen me lote. Une perseri nuk po kuptoja cpo me ndodhte. U afrua me hapa te medhenj drejt meje, leshoi cantat qe kishte ne dore dhe me perqafoi. Isha e lumtur, po po, isha e lumtur sepse per here te pare nuk po perqafoja foton e tij, por ate. Syte mu mbushen me lot dhe e para gje qe me erdhi ne mendje, ne ate mendjen time feminore ishte “ Po edhe une paskam nje baba”. Me shikoi ne sy dhe me tha me ate zerin e tij krejt ndryshe nga cdukej ne telefon “ Sa je rritur e vogla ime” .